Presidenti Zelensky refuzon kërkesën e SHBA, nuk pranon të evakuohet nga Ukraina: Lufta është këtu, më duhen armë.

SHBA i ka ofruar ndihmë për evakuim nga Kievi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, për t’i shpëtuar kërcënimeve për jetën nga forcat ruse, por ai ka refuzuar të largohet.
Sipas mediave të huaja Zelenskyn është shprehur “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo për largim”, Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus.
Zelenskiy është zotuar të qëndrojë në vendin e tij.

Zyrtarët perëndimorë thonë se ushtria e Ukrainës ka qenë efektive në ngadalësimin e pushtimit rus brenda natës në kryeqytetin Kiev.

Por ata shqetësohen se rusët, mund të përdorin masa drastike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re