Presidenti i SHBA Joe Biden ka aprovuar një shitje 735 milion dollarë armë me precizion të lartë për Izraelin.

Lajmi është bërë i ditur nga Washington post.

Sipas gazetës, Kongresi u njoftua zyrtarisht për shitjen e propozuar në 5 maj – gati një javë para se të fillonte dhuna aktuale.

Disa nga kolegët demokratë të Biden tani po kritikojnë shitjen, raporton gazeta, shkruan BBC.

Një demokrat në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i tha gazetës se “lejimi i kësaj shitje të propozuar të bombave inteligjente të kalojë  pa bërë presion mbi Izraelin për të rënë dakord për një armëpushim do të mundësojë vetëm një masakër të mëtejshme”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko