Emma Coronel Aispuro, gruaja e mbretit të drogës në Meksikë dhe dikur zotëria më i fuqishëm i drogës në botë, Joaquin El Chapo Guzman, është deklaruar fajtor për akuzat në SHBA.

Ajo pranoi se e kishte ndihmuar burrin e saj për të menaxhuar perandorinë e tij kriminale miliarda dollarëshe.

Emma Coronel Aispuro u paraqit para një gjykate federale në Uashington, e veshur me një uniformë jeshile burgu dhe u deklarua fajtore për tre krime.

Akuzat përfshijnë komplot për shpërndarjen e heroinës, kokainës, marijuanës dhe metamfetaminës për disa vjet. Ajo gjithashtu u deklarua fajtore për komplot për të pastruar para dhe për të marrë pjesë në transaksione me një tregtar të huaj droge.

31-vjeçarja u arrestua në shkurt në Aeroportin Dulles në Virxhinia dhe që prej asaj kohe është në burg.

Prokuroria pretendon se Coronel Aispuro ka punuar ngushtë me strukturën e komandës dhe kontrollit të kartelit Sinaloa për të shpërndarë sasi të mëdha të drogës në Shtetet e Bashkuara.

Si mbreti më i fuqishëm meksikan i drogës, Guzman udhëhoqi një kartel që kontrabandonte kokainë dhe droga të tjera në Shtetet e Bashkuara për 25 vjet. Ushtria e tij kishte urdhra për të rrëmbyer, torturuar ose vrarë këdo që u pengonte.

Prokurori Anthony Nardozzi tha se gruaja e Guzman ndihmoi dhe përkrahu qëllimet e kartelit Sinaloa. Kështu, më shumë se 450,000 kilogramë kokainë, 90,000 kilogramë heroinë, 45,000 kilogramë metamfetaminë dhe rreth 90,000 kilogramë marijuanë u kontrabanduan në Shtetet e Bashkuara.

Arrestimi i saj në fillim të këtij viti erdhi si një befasi pasi autoritetet nuk kishin bërë asgjë për dy vitet e fundit për ta arritur atë për përfshirje në krimet e El Chapo. Në gjyqin e Guzman në 2019, prokurorët gjithashtu përcaktuan që ajo ndihmoi në organizimin e dy arratisjeve të tij nga një burg në Meksikë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re