Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim ka zhvilluar takim me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit duke i falenderuar që vazhduan punën me presion e sfida, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.
Me anë të një postimi në Twitter, Kim thotë se ShBA insiston në pavarësinë dhe integritetin e KPK për hir të drejtësisë në vendin tonë.
Yuri Kim: Kam pasur një takim të sinqertë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në lidhje me presionin dhe sfidat me të cilat po përballen. Unë i falënderova për punën e tyre vitin e kaluar, e cili vazhdoi pavarësisht Covid. SHBA e mbështet fuqimisht – në fakt ne insistojmë në – pavarësinë dhe integritetin e KPK për hir të drejtësisë në Shqipëri.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb