Administrata amerikane ka akuzuar Korenë e Veriut si përgjegjëse për sulmin kibernetik ”WannaCry”, e cila në maj kishte prekur disa mijëra llogari në mbarë botën.
Thomas Bossert, këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, në një artikull të publikuar në “Wall Street Journal”, shkroi se Korea e Veriut është “përgjegjëse direkte” për këtë sulm.
Bossert theksoi se pretendimet bazohen në provat të cilat kanë konfirmuar një numër organizatash qeveritare dhe joqeveritare.
Ai më tej tha se administrata e presidentit Trump do të vazhdojë të ushtrojë presion maksimal për të penguar sulmet kibernetike apo sulme të tjera të Koresë së Veriut, shkruan aa.
Virusi ”WannaCry“ është programuar për vjedhjen e emrave dhe të dhënave të njerëzve për zhvatje të parave, kurse në maj kishte prekur me mijëra llogari, përfshirë edhe ato të institucioneve qeveritare në rreth 150 shtete, në mesin e të cilave janë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re