SHBA-ja ka dënuar ngjarjet e dhunshme në Kazakistan dhe duke u bërë thirrje për qetësi zyrtarëve dhe protestuesve, ka theksuar se populli duhet të respektojë institucionet kushtetuese dhe t‘i mbrojë këto institucione.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, nëpërmjet një deklarate me shkrim vuri në dukje se administrata e presidentit Joe Biden po ndjek nga afër ngjarjet në Kazakistan.

“Ftojmë në qetësi edhe zyrtarët edhe protestuesit. Nga i gjithë populli i Kazakistanit kërkojmë respektimin e institucioneve kushtetuese, të drejtave të njeriut, lirinë e shtypit dhe t‘i mbrojnë këto. Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha palëve të gjejnë një zgjidhje paqësore ndaj gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Price, duke theksuar se dënojnë aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës.

Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, dënoi ngjarjet e dhunës në Kazakistan dhe duke i cilësuar si “të çmendura” pretendimet se pas ngjarjeve qëndron SHBA-ja, ajo ka mbrojtur idenë se ky është një dezinformim i Rusisë.

– Situata në Kazakistan

Protestat që filluan që nga 2 janari në perëndim të Kazakistanit me arsyen e rritjes së çmimit të gazit të lëngshëm (LPG) dhe situatës socio-ekonomike në vend u përhapën edhe në pjesë të tjera të vendit.

Në protestat që u kthyen në ngjarje rruge u përjetuan përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve. Forcat e sigurisë ndërhynë me bomba zëri ndaj protestuesve të cilët dogjën automjetet e policisë dhe ushtrisë si dhe hynë në ndërtesat qeveritare.

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, pranoi dorëheqjen e qeverisë që e mbajti përgjegjëse për protestat e filluara.

Si pasojë e përhapjes së protestave u shpall gjendje e jashtëzakonshme fillimisht në kryeqytetin Nur Sultan, në qytetin Almaty dhe rajonin Mangistau dhe më pas u njoftua se vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme është i vlefshëm për të gjithë rajonet e vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re