Në vitin e dytë të masakrës ndaj xhamisë në Christchurch të Zelandës së Re, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) theksuan se dënojnë të gjitha format e terrorizmit.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, bëri një deklaratë në lidhje me sulmin terrorist të kryer në vitin 2019 nga terroristi Brenton Tarrant në Christchurch, të Zelandës së Re.

“Në 2-vjetorin e sulmeve të tmerrshme ndaj dy xhamive më 15 mars në Christchurch, SHBA-ja qëndron pranë Zelandës së Re, ndërsa dënon të gjitha format e terrorizmit, pavarësisht nga ideologjia”, tha Price.

Duke theksuar se janë kundër çdo veprimi individual dhe masiv që do të shkaktojë krime të urrejtjes, Price përsëri shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe të afërmit e atyre që humbën jetën në sulmet terroriste.

Price deklaroi se lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, përfshirë “amerikanët supremacistë të bardhë”, është një përparësi e rëndësishme për ta, duke theksuar se janë të vendosur të punojnë me partnerë ndërkombëtarë kundër të gjitha formave të terrorizmit.

Më 15 mars 2019, gjatë namazit të xhumasë, xhamitë Nur dhe Linwood në Christchurch të Zelandës së Re, u sulmuan nga terroristi Brenton Tarrant me armë automatike.

Në gusht terroristi Tarrant u dënua me burg të përjetshëm për shkak të sulmit terrorist që vrau 51 persona dhe plagosi 49 tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re