Marina e SHBA-së dhe Koresë së Jugut do të nisin javën e ardhshme një manovër të rëndësishme detare, demonstrim tjetër i forcës që synon Korenë e Veriut dhe programet e saj bërthamore dhe balistike, njoftoi sot US Navy.
Tensionet në gadishull janë rritur ndjeshëm këto muajt e fundit për shkak të testimeve të shumta të raketave nga Pheniani, përfshirë provën më të fuqishme bërthamore më 3 shtator.
Paralelisht, Koreja e Veriut dhe presidenti amerikan, Donald Trump kanë bërë kërcënime të ndërsjella.
Që prej asaj kohe, Uashingtoni intensifikon manovrat ushtarake me Korenë e Jugut dhe Japoninë, dy aleatët më të afërt në rajon.
Flota VII e marinës amerikane njoftoi se aeroplanmbajtësja ”USS Ronald Reagan” dhe dy destrojerë do të marrin pjesë në manovrën përkrah anijeve koreano-jugore.
”Manovrat do të zhvillohen nga 16 tetori deri më 26 tetor në Detin e Japonisë dhe në Detin e Verdhë dhe do të riforcojnë komunikacionin dhe partneritetin mes dy marinave”, shtoi flota VII në një komunikatë.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re