SHBA-ja dhe Turqia njoftuan sot një rikthim të kufizuar të shërbimeve respektive të dhënies së vizave, të ndërprera prej një muaji pas arrestimit të një punonjësi lokal të konsullatës amerikane në Stamboll.
Pezullimi i paprecedentë i shërbimeve të vizave përshkallëzoi tensionet tashmë të larta mes dy aleatëve të NATO-s prej grushtit të shtetit të dështuar në Turqi në korrikun e 2016.
“Misioni amerikan në Turqi rinisi shqyrtimin e vizave jo-migratore në një bazë të kufizuar”, njoftoi ambasada amerikane në Ankara në faqen e saj të internetit.
Tashmë të tendosura prej disa muajsh, marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së u përkeqësuan më tej pas akuzës për ”spiunazh”, në fillim të tetorit, të një punonjësi turk të konsullatës ameriksane në Stamboll./atsh/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re