Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se ata janë të gatshëm të zhvillojnë një takim “pa kushte” me Korenë e Veriut.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se ata janë të gatshëm të zhvillojnë një takim “pa kushte” me Korenë e Veriut.
Tillerson dha disa vlerësime në lidhje me politikën e tij të jashtme për vitin 2017 në institucionin “Think Tank Atlantic Council” me qendër në kryeqytetin e SHBA-ve, Washington.
Duke cekur çështjen e Koresë së Veriut, Tillerson tha se “Nga pikëpamja diplomatike dhe më parë e kemi theksuar, ne jemi të gatshëm kur Koreja e Veriut të ketë dëshirën për të biseduar. Ne jemi të gatshëm që të zhvillojmë takimin e parë pa kushte”.
“Nuk do të funksionojë shumë pritja që Koreja e Veriut të lërë armët”, ka bërë të ditur Tillerson duke shtuar se në rast të përfundimit të përpjekjeve diplomatike mund të hyjë në veprim roli ushtarak.
Më parë në media është reflektuar ndarja e mendimeve mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe Tillerson në çështjen e politikës së Koresë së Veriut. Teksa presidenti Trump po përdor një retorikë më të ashpër kundër Koresë së Veriut, Tillerson thekson rëndësinë e diplomacisë.
Përderisa Tillerson zhvillonte takime me homologët e SHBA-ve në rajon e Azisë kundër Koresë së Veriut, Donald Trump ka mbrojtur idenë e tij se këto përpjekje ishin “të kota”./AA/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re