SHBA-të falënderuan Turqinë për rolin e saj në shkëmbimin e të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë, disa orë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një intervistë foli për shkëmbimin.

“Dëshiroj të falënderoj qeverinë turke për ndihmën në lehtësimin e shkëmbimit të të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë, duke u mbështetur në udhëheqjen e tyre në marrëveshjen e grurit”, shkroi në twitter këshilltari i presidentit Joe Biden për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

Postimi i tij në twitter erdhi pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se të dy vendet kishin shkëmbyer 200 të burgosur si rezultat i ndërmjetësimit të Türkiye-s dhe përpjekjeve diplomatike të kryera me krerët e të dy vendeve.

Erdoğan u tha gazetarëve në New York se shkëmbimi i të burgosurve me ndërmjetësimin e Türkiye-s ishte një “hap i rëndësishëm” drejt përfundimit të luftës midis dy vendeve.

Ai tha se përpjekjet për të vendosur paqen midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë.

Presidenti i Turqisë falënderoi gjithashtu homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke theksuar: “Unë gjithashtu do të doja të falënderoja të gjithë miqtë e mi që kontribuuan në këtë proces”.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re