Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi se Departamenti i Shtetit do të ndihmojë Shqipërinë sërish financiarisht në përballimin e pandemisë COVID-19.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin 900,000 dollarë shtesë Shqipërisë për #COVID19, duke e çuar totalin në mbi 2 milionë dollarë të dhënë për laboratore, gjurmim të rasteve dhe ndihmë teknike. Kjo mbështetje ecën në vazhdën e 700 milionë dollarëve ndihmë totale të dhënë prej vitit 2000. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithnjë krah miqve dhe do të udhëheqin luftën kundër kërcënimeve globale.” njoftoi ambasadorja Yuri Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re