Putin është pyetur për marrëveshjet e raketave dhe Traktatin START – do të mbijetojë, dhe do të ketë një garë të re të armëve.
Ashtu si pritej gjatë konferencës vjetore me gazetarët, presidenti rus, Vladimir Putin është pyetur në lidhje me marrëdhëniet me SHBA-në dhe respektimi n e marrëveshjeve për raketat.
“Nuk ishim ne ata nuk u tërhoqëm nga traktati themelore i raketave “ABM” , por SHBA-ja,” deklaroi Putin.
Presidenti tha se Rusia nuk planifikonte të tërhiqej nga asnjë traktat, por shtoi se SHBA-ja po shkelte rregullat duke instaluar raketa në Rumani.
” Nëse SHBA-ja tërhiqet nga traktatet, ndërmerr një hap të rrezikshëm. Ne do të ruajmë sigurinë tonë, por pa filluar një garë armësh- u shpreh Putin – SHBA-ja ka instaluar raketa në Rumani ..raketat “Aegis” janë  zhvendosur ata nga deti në tokë rumune.”
Putin po u përgjigjet pyetjeve të 1,600 gazetarëve rusë dhe atyre të jashtëm, në një prej paraqitjeve më të mëdha publike, para se shteti të shkojë në zgjedhjet presidenciale të mars të vitit të ardhshëm. /SN/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re