Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka deklaruar se do të mbështesin Suedinë dhe Finlandën nëse ata duan të anëtarësohen në NATO.

Në një konferencë të përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Psaki ka vlerësuar deklaratën e përbashkët të presidentit të Finlandës, Sauli Niinistö dhe kryeministres Sanna Marin, të cilët kanë theksuar se vendet “duhet të aplikojnë për anëtarësim në NATO pa u vonuar”.

“SHBA-ja do të mbështesë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO nëse ata zgjedhin të aplikojnë”, deklaroi Psaki, e cila vuri në dukje se do të respektojnë zgjedhjen e vendeve në fjalë.

Duke theksuar se Finlanda dhe Suedia janë partnerë të ngushtë edhe të SHBA-së edhe të NATO-s, Psaki u shpreh: “Edhe pa anëtarësimin në NATO, ushtritë tona veprojnë së bashku prej vitesh”.
Burimi: AA