Koalicioni anti-DAESH i udhëhequr nga SHBA-ja njoftoi se ka kapur një nga krerët e rëndësishëm të DAESH-it në një operacion të kryer në Siri.

Në një deklaratë me shkrim nga Task-Forca e Kombinuar e Përbashkët – Operacioni i Vendosmërisë së Natyrshme thuhet se, “Forcat e koalicionit arrestuan një udhëheqës të lartë të DAESH-it gjatë një operacioni në Siri më 16 qershor. I arrestuari është një prodhues bombash me përvojë i organizatës, udhëheqësi i lartë i grupit në Siri. Ai mendohet të jetë një nga krerët dhe drejtuesit e saj”.

Në deklaratë nuk është përfshirë saktësisht se në cilin rajon të Sirisë dhe si është kryer operacioni.

Detaje për identitetin e kreut të DEASH-it të kapur në operacion nuk janë përfshirë në deklaratë.

“Asnjë civil nuk u dëmtua gjatë operacionit dhe nuk pati dëme në avionë apo automjete të koalicionit. Forcat e koalicionit do të vazhdojnë të gjurmojnë për mbetjet e DAESH-it kudo që fshihen për të siguruar humbjen e tyre të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.

Në lajmin nga mediat e bazuara në burime lokale, thuhet se operacioni është kryer me helikopterë në veri të Sirisë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re