Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) planifikojnë të ngrenë një bazë në Arabinë Saudite për testimin e teknologjive të reja ushtarake.

Në kohën kur SHBA-ja po redukton praninë ushtarake konvencionale në Lindjen e Mesme, administrata e saj është duke punuar në vendosjen e pranisë inovative dhe teknologjisë së avancuar në rajon.

Komanda Qendrore e Forcave amerikane (CENTCOM) konfirmoi se është duke punuar në ngritjen e një qendre në Arabinë Saudite për testimin e teknologjisë inovative ushtarake

Zëdhënësi i CENTCOM-it, koloneli David Eastburn, konfirmoi lajmin për AA.

Qendra testuese “Rand Sands”, e cila ende është në fazën e zhvillimit si koncept, paraqet një qasje inovative në trajnimin dhe gatishmërinë ushtarake midis SHBA-së dhe partnerëve të saj në Lindjen e Mesme, tha Eastburn.

Ai shtoi se vizioni i kësaj qendre testuese është “të testojë një gamë të gjerë aftësish të ndryshme për ndërveprimin e SHBA-së dhe partnerëve të saj në rajon dhe t’u kundërpërgjigjet sistemeve të ndryshme ajrore pa pilot”.

Sipas tij, ky koncept është pjesë e kërkimeve të CENTCOM-it për mënyra inovative për vazhdimin e partneritetit të deritashëm strategjik në rajon.

Eastburn theksoi se qendra në fjalë dhe idetë e ngjashme në të ardhmen janë shembull i bashkëpunimit të SHBA-së me partnerët e saj.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re