Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Shqipëria dhe 4 vende të tjera thirrën sot në mbledhje Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me arsyen se Rusia ka kryer “krime lufte” në Ukrainë.

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e Përfaqësisë së Përhershme të Britanisë në OKB, thuhet se “Britania, SHBA-ja, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Shqipëria kanë thirrur Këshillin e Sigurimit të OKB-së në një takim për Ukrainën”.

“Rusia po kryen krime lufte dhe vendos në objektivin e saj civilët. Lufta e paligjshme e Rusisë na kërcënon të gjithëve” thuhet në deklaratë.

Sipas OKB-së, në luftën që Rusia i ka shpallur Ukrainës, kanë humbur jetën 726 civilë dhe janë plagosur 1.174 të tjerë. Ndërsa pas sulmeve 3,1 milionë refugjatë kanë kaluar në vendet fqinje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re