SHBA-ja do të synojë të ndalojë cigaret me mentol dhe purot me aromë vitin e ardhshëm, njoftoi Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Përpjekjet “mbështeten në ndalimin e mëparshëm të aromave dhe përbëjnë hapa të rëndësishëm për të zvogëluar varësinë dhe eksperimentimet e të rinjve, për të përmirësuar lënien e duhanit dhe për të adresuar pabarazitë shëndetësore”, tha një deklaratë e FDA-së.

Ndalimi i mentolit dhe të gjitha aromave në puro do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve, veçanërisht midis atyre që preken në mënyrë disproporcionale nga pirja e duhanit, tha agjencia, që është pjesë e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

“Së bashku, këto veprime përfaqësojnë qasje të fuqishme, të bazuara në shkencë, të cilat do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin publik”, tha FDA.

Agjencia po punon drejt përpilimit së standardeve të propozuara të produkteve brenda vitit të ardhshëm për të ndaluar mentolin si aromë karakterizuese në cigare dhe për të ndaluar të gjitha aromat karakterizuese, përfshirë mentolin, në puro, tha deklarata e FDA-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re