SHBA-ja u ka bërë thirrje të gjitha kombeve të ndërpresin lidhjet diplomatike dhe tregtare me Korenë e Veriut pas testit të fundit të raketave balistike të regjimit komunist.
Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB, e dërguara e Amerikës, Nikki Haley tha se Presidenti Trump i kishte kërkuar homologut të tij kinez të ndërpriste furnizimet me naftës në Phenian.
Ajo tha se SHBA-ja nuk kërkonte konflikte, por regjimi i Koresë së Veriut do të “shkatërrohej plotësisht” nëse shpërthente lufta. Paralajmërimi erdhi pasi Kim Jong-un testoi një raketën ditën e djeshme.
Koreja e Veriut tha se raketa arriti një lartësi prej rreth 4,475 km, 10 herë sa lartësia e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar  dhe se ishte e aftë për të rihyrë në atmosferën e Tokës. Ekspertët nga ana tjetër kanë hedhur dyshime mbi aftësinë e Korësë  për të zotëruar këtë teknologji.
Megjithatë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un e quajti nisjen e rakëtës një “zbulim të madh”.
Testi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së thirri një takim urgjent. Zonja Haley paralajmëroi se këto “akte të vazhdueshme agresioni” po shërbejnë vetëm për të destabilizuar më tej rajonin.
Kina është një aleat historik dhe partneri më i rëndësishëm tregtar i Koresë së Veriut dhe regjimi mendohet të jetë i varur nga Kina për shumicën e furnizimeve të saj të naftës.
Presidenti kinez nga ana tjetër deklaroi se Koreja e Veriut duhet të ndalë testet e saj bërthamore por gjithashtu i bëri thirrje Uashingtonit të anulojë stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut,  të planifikuara  në dhjetor, pasi do të “ndezin një situatë shpërthyeses.net- Burimi: BBC

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re