Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford në një intervistë ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri.

Crawford u shpreh se prioriteti i vizitës së Blinken në Tiranë ishte stabiliteti dhe siguria në rajon.

Ai theksoi se SHBA mbështet shqiptarët, por në fund duhet të vendosin vetë për kombin e tyre.

Mark Crawford: Është gjithmonë mirë kur njerëz të tillë vijnë edhe takojnë aleatët tanë siç është Shqipëria. Kjo vizitë ishte e pritshme pasi Shqipëria ka ndihmuar Amerikën me çështjen e Afganistanit.

Kur kishim nevojë për ndihmë për refugjatët na kanë ndihmuar. Prioritet i vizitës së Blinken ishte stabiliteti dhe siguria në rajon, duke nënkuptuar marrëdhëniet me Serbinë dhe Kosovë, si edhe situatën në Gazë dhe Izrael, duke nënkuptuar që Shqipëria ka një marrëdhënie të mirë me Izraelin e botën islamike.

Besoj se ai ishte fokusuar tek kjo çështje. Shqiptarët janë të interesuar për çështjen e brendshme, edhe ne si Amerikanë ju mbështesim juve, Por në fund shqiptarët duhet të vendosin vetë për kombin tuaj. Ne mund të mbështesim agjencitë, institucionet ose sektorët por prapë prioritet i jonë janë çështjet e sigurisë, stabilitetit, janë lidhje të ngushtë me investimet e energjinë.

Nëse fillohet luftë ose konflikt, do ta shikojmë marrëdhëniet mes partive në Shqipëri si një prioritet i dytë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re