Bomba që ra në një autobus të nxënësve në Jemen, nga një aeroplan ushtarak i koalicionit që udhëhiqet nga Arabia Saudite, ishte shitur në Riyadh nga SHBAtë, sipas raporteve të bazuara në analizën e copave të bombës, shkruan The Guardian.

Sulmi i 8 gushtit vrau 40 djem të moshave 6 deri ne 11 që ishin duke shkuar në një udhëtim me klasën. 11 të rritur gjithashtu vdiqën dhe autoritetet lokale thanë që rreth 79 njerëz ishin lënduar, mes të cilëve 59 fëmijë. CNN raportoi që arma e përdorur ishte një bombë me laser 227kg e ndërtuar nga Lockheed Martin, një nga mijërat që i shiten Arabisë Saudite.

Mbretëria e Gjirit është konsumatori më i madh i industrisë së armëve Amerikane dhe Britaneze. SHBAtë po ashtu mbështesin koalicionin me informacione të inteligjencës.

Portali i gazetarisë hulmtuese Bellingcat i ka identifikuar fragmentet e bombës, në bazë të fotografive dhe videove të bëra menjëherë pas bombardimit, që vijnë nga një bombë laserike version i Mk-82 që quhet GBU-12 Paveway II. Bellingcat e ka ndjek transportimin e bombës për në Arabi Saudite, të aprovuar nga departamenti i shtetit në vitin 2015 gjatë administratës së Obamas.

Megjithatë raporti i Bellingcat tërheq vëmendjen që fragmentet e bombës nuk janë fotografuar ku kanë rënë por ishin grumbulluar së bashku, duke lënë mundësinë që kjo të jetë bërë qëllimisht, raporton periskopi. CNN thotë që ka punuar me gazetarë të Jemenit dhe ekspertë të armëve për të identifikuar vetë bombën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re