Ish-kreu i Dhomës Amerikane te Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford, ka folur për tarifat e vendosura nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Crawford është shprehur se Trump dështiron të kthehet te prodhimi amerikan, ndërsa shtoi se ka një mungesë të sigurisë kombëtare në Shtetet e Bashkuara.
Sipas tij, nëse kostoja kalon te konsumatori amerikan, vendet nuk kanë pse të shqetësohen.
Ndër të tjera ai i bëri thirrje Shqipërisë dhe Kosovës të negociojnë.
Crawford: Ka disa arsye që janë përmendur nga Trump, mund të kthehet prodhimi nga Amerika. Është e vërtetë sepse ka një mungesë të sigurisë kombëtare. Disa gjëra janë prodhuar nga jashtë, Kina prodhon disa gjëra që prodhohen për armë dhe mbrojte. Ka një farë sensi.
Besoj se nëse gjithë kostoja kalon te konsumatori amerikan, nuk ka asnjë shqetësim për të huajt. Dmth në vende si Shqipëria, Kina etj. Nuk duhet të mërziten…d.m.th janë mërzitur.
Besoj se në Shqipëri, është koha të vendoset në radhë për të negociuar. Tregu që kemi ne me Amerikën është shumë i vogël, 7 milion parashikim nëse mbetet tregun siç është. Të negociojë dhe ndoshta mund të jetë një fitim mediatik për Trump, të thotë se kemi bërë një marrëveshje me një kombe për tarifa zero.