Tre senatorë amerikanë kanë bërë të ditur se do të paraqesin një legjislacion për të bllokuar përpjekjet e presidentit Donald Trump me vlerë prej 23 miliardë dollarësh për shitjen e armëve Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar dje, senatori demokrat Bob Menendez nga New Jersey, senatori republikan Rand Paul nga Kentucky dhe senatori demokrat Chris Murphy nga Connecticut thanë se do të paraqesin katër rezoluta të përbashkëta të mospranimit për të mohuar përpjekjet e presidentit Trump.

“Administrata e Trump-it shmangi procesin joformal të Kongresit që u jep komisioneve të Kongresit kohë të juridiksionit për të siguruar shitjet e propozuara të armëve të kësaj madhësie në përputhje me vlerat e SHBA-ve, objektivat e sigurisë kombëtare dhe sigurinë e aleatëve tanë”, theksuan senatorët.

Menendez, i cili po ashtu është një anëtar me gradën më të lartë në Komitetin e Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, tha se Kongresi duhet të kërkojë autoritetin e tij për shitjet e armëve të huaja nga SHBA-të.

“Përderisa u përpoqa të paralajmëroj administratën e Trump-it, shmangia e proceseve diskutuese për të konsideruar një infuzion masiv të armëve në një vend në një rajon të paqëndrueshëm me konflikte të shumta në vazhdim është plotësisht e papërgjegjshme”, tha Menendez.

Senatori Murphy tha se ai mbështet normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe EBA-s, por paralajmëroi se shitja e armëve mund të vërshojë Lindjen e Mesme me më shumë armë dhe mund të shkaktojë një garë armësh në rajon.

Duke kujtuar se EBA në të kaluarën ka shkelur marrëveshjet e shitjes së armëve, Murphy tha se armët që mund të blihen nga ky vend mund të përdoren në shkeljen e ligjit amerikan dhe ndërkombëtar.

Më 10 nëntor, administrata e Trump-it zyrtarisht njoftoi ligjvënësit për qëllimin për shitjen e armëve në vlerë prej mbi 23 miliardë dollarë në EBA. Armët përfshijnë avionë luftarakë F-35, dronë ‘Reaper’, si dhe raketa ajrore dhe tokësore.

Abu Dhabi normalizoi plotësisht marrëdhëniet me Izraelin në kuadër të përpjekjeve të Trump-it për të vendosur lidhje diplomatike midis Izraelit dhe vendeve arabe. Pavarësisht marrëdhëniet të ngrohta EBA-Izrael, lobet izraelite kanë shprehur shqetësime me shitjen e armëve të avancuara në këtë vend arab.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re