Administrata amerikane ka kërkuar nga Izraeli të shmangë përshkallëzimin ose marrjen e hapave të njëanshme kundër palestinezëve përpara vizitës në rajon të planifikuar muajin e ardhshëm nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Gazeta ‘Haaretz’ tha se ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf, u kërkoi zyrtarëve izraelitë të ndërpresin operacionet ushtarake kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë prishjen e shtëpive dhe dëbimet.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden është planifikuar të vizitojë Izraelin dhe Bregun Perëndimor më 13 korrik.

Vizita vjen mes tensioneve në rritje në Bregun Perëndimor lidhur me fushatat e përsëritura të arrestimit nga Izraeli në territorin e pushtuar dhe inkursionet e përditshme të kolonëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor.

Që nga fillimi i këtij viti, sipas shifrave palestineze, mbi 65 palestinezë janë vrarë nga zjarri i ushtrisë izraelite në bastisjet dhe përleshjet në Bregun Perëndimor.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re