Miratimi i projektligjit për ndalimin e Tik-Tok nga dhoma e përfaqësuesve në SHBA nuk është pritur mirë nga Pekini.

Ministria kineze e tregtisë  e quajti vendimin provokim dhe u zotua se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur kompanitë e saj jashtë vendit.

“SHBA duhet të respektojë parimet e një ekonomie tregu dhe konkurrence të ndershme dhe të ndalojë shtypjen e padrejtë të kompanive të huaja. Uashingtoni të sigurojë një mjedis të drejtë dhe jo diskriminuese për kompanitë që investojnë dhe operojnë në SHBA” , tha Wang Wenbin, zëdhënës i ministrisë kineze të tregtisë.

Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin se qeveria kineze mund të detyrojë ‘ByteDance-n’ kompaninë mëmë të “Tik-Tok” të dorëzojë të dhënat e mbledhura nga përdoruesit amerikanë.

Ata gjithashtu kanë frikë se aplikacioni mund të shërbejë si një mjet për Pekinin për të përhapur propagandë, dezinformata ose për të ndikuar tek amerikanët.

Për të vazhduar operimin në SHBA, “Tik-Tok” ose duhet të shkëputet na kompania ‘ByteDance-n’, e cila ka lidhje me partinë popullore kineze ose duhet të shesë shumicën e aksioneve të saj.

Projektligji u miratua nga dhoma e përfaqësuesve një ditë më parë më shumicë votash nga republikanët dhe demokratët, por megjithatë duhet ende të kalojë në senat.

Presidenti Biden është shprehur i gatshëm për ta nënshkruar ndalimin edhe pse e ka përdorur aplikacionin për fushatën zgjedhore./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re