Anëtarët muslimanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e SHBA-ve, Ilhan Omar, Andre Carson dhe Rashida Tlaib, kanë shtruar iftar në Kapitol, selinë e Kongresit, me rastin e muajit të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Programi i organizuar në partneritet me Asociacionin e Juristëve Muslimanë është regjistruar si iftari i parë i organizuar ndonjëherë në Kongresin Amerikan.

Krahas shumë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, në iftar morën pjesë edhe shumë punonjës të Kongresit.

“Është mjaft e rëndësishme të kuptohet se sa historik është ky iftar”, tha Tlaib, përfaqësuesja muslimane nga Michigan-i në fjalën e saj para iftarit.

“Ky aktivitet është ngritja në këmbë e një komuniteti që është ndier i padukshëm për një kohë të gjatë. Ne shënjestrohemi padrejtësisht për të nxitur frikë dhe për të promovuar agjendën e urrejtjes. Këtë natë, ne tregojmë sërish se jemi të përkushtuar ndaj drejtësisë, inkluzivitetit dhe ndjenjës së përkatësisë”, theksoi Tlaib.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re