Ndihmës sekretari amerikan Philip Reeker, ka dënuar bojkotin e institucioneve nga ana e opozitës në vendin tonë.
Sipas tij ky fakt nuk i shërben zgjidhjes së krizës politike në vend.
“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike. Bojkotimi i tyre nuk është ajo që shpresuam të shohim. Ata duhet ta zgjidhin situatën brenda kuadrit kushtetues!”, ka deklaruar Reeker ndihmës sekretar shteti për euroazinë gjatë Samitit të Këshillit të Atlantikut.