Skip to content

SHBA kundërshton reciprocitetin: Heqje e plotë e taksës!

Që nga dita e sotme ka hyre në fuqi vendimi i qeverisë se Kosovës për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke aplikuar masën e reciprocitetit me Beogradin.

 

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka ka nenvizuar se po fillon zbatimi gradual i reciprocitetit si zëvendësim për tarifën.

 

Por Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kane kundershtuar kete iniciative.

 

Në komunikatën e ambasades thuhet se Kosova duhet ta heqe taksën pa vendosur barriera të reja, sepse politika të tilla lëndojnë popullin e Kosovës.

 

Për Uashingtonin zyrtar, masa e reciporcitetit krijon më shumë probleme, në një kohë kur po provohet që të krijohen kushte për dialog të suksesshëm, pas arritjes së tri marrëveshjeve për linjën ajrore, hekurudhore dhe autostradën.