Skip to content

SHBA: Ky është qëllimi ynë karshi Koresë së Veriut

Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden ka përfunduar një rishikim të politikës së SHBA ndaj Koresë së Veriut, tha Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u tha gazetarëve në avionin Air Force One se qëllimi i SHBA mbetet denuklearizimi i plotë i Gadishullit Korean.

Ajo vuri në dukje se katër administratat e mëparshme nuk arritën të arrijnë atë qëllim.

“Politika jonë nuk do të përqendrohet në arritjen e një zgjidhjeje të madhe, as nuk do të mbështetet te durimi strategjik,” tha Psaki.

Në vend të kësaj, tha ajo, SHBA do të përqendrohet në një qasje praktike, një qasje e hapur dhe që do të shqyrtojë mundësitë diplomatike me Korenë e Veriut dhe do të bëjë përparim praktik që rrit sigurinë e SHBA dhe aleatëve.