Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pesë persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën pasi një shofer makine u përplas në një paradë në Wisconsin, tha policia.

Pamjet e postuara në internet tregojnë një automjet sportiv fuoristradë të kuqe (SUV) duke u përplasur me një paradë të Krishtlindjeve në qytetin Waukesha, në perëndim të Milwaukee, rreth orës 16:40, sipas kohës lokale.

Shefi i policisë Dan Thompson tha se makina goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, raporton BBC.

Një person ndodhet në paraburgim. Për momentin, incidenti nuk duket të jetë një akt terrorist, thanë zyrtarët.

I dyshuari dukej se po ikte kur u përplas me njerëzit në paradë, tha një oficer policie për CBS News.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë