Skip to content

SHBA mbështet Ballkanin e Hapur/ Yuri Kim: Rusia po përpiqet të minojë demokracinë në botë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bindura për të çuar përpara nismën “Ballkani i Hapur”. Ambasadorja Yuri Kim tha se për këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim.

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA NE TIRANE

 

Pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin e Hapur është shumë i qartë. Dhe nuk duhet të jetë as surprizë dhe as kontrovers për njerëzit. Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Evropë dhe mes vetit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshirë edhe Ballkanin e Hapur.

 

Interesit të gazetarëve nëse “Ballkani i Hapur” është nën ndikimin e Rusisë diplomatja amerikane iu përgjigj:

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA NE TIRANE

 

Besoj se i keni parë në të gjithë botën përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë dhe të drejtën e shteteve për të jetuar brenda kufijive siç i kanë aktualisht. Kështu që është  e rendësishme për të gjithë ne të qëndrojmë të përqëndruar të çështjet të cilat kanë me të vërtetë vlerë.

 

Deklaratat Yuri Kim i bëri pas fjalës përshëndetëse në aktivitetin për 100 vite marrëdhënie diplomatike Shqipëri-SHBA, organizuar nga Instituti i Historisë.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë