Skip to content

SHBA, mbi 100 mijë familje pa energji elektrike nga Uragani Nate

Mbi 100 mijë shtëpi sot kanë mbetur pa energji elektrike në shtetet ferderale amerikane Mississippi dhe Alabama si pasojë e uraganit Nate, transmeton AA.
Kompania Alabama Power ka njoftuar se 59 mijë konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike në shtetin juglindor të SHBA-së, kurse në Mississippi urgani Nate ka lënë rreth 48 mijë shtëpi pa energji elektrike.
Uragani Nate ka goditur herët në mëngjes brigjet e Mississipit me erëra të fuqishme të reshje shiu që shkaktuan përmbytje në rrugët dhe autostradat rajonale.
Zyrtarët e Louisiana-s dhe Mississippit më herët në shtetet e tyre shpallën gjendje të jashtëzakonshme.
Në Louisiana madje është kërkuar evakuimi i disa zonave të caktuara bregdetare dhe vendosja e barrierave në prag të mbërritjes së uraganit që pritej.