Një stuhi bore ka prekur verilindjen e SHBA-së duke shkaktuar edhe bllokime të shumta. Si pasojë, janë anuluar të paktën 1344 udhëtime ajrore, përgjatë dy ditëve.
Vështirësitë natyrore prej rënies së dëborës përveç dëmeve në transportin ajror po vonojnë edhe dërgesën e vaksinës kundër Covid-19 në shtetet e prekura, pasi në Miçigan ndodhet një prej qendrave kryesore të prodhimit të saj dhe ky shtet është i bllokuar.
Për sa i takon anës tjetër, pamjet e mbërritura nga “Times Square” në Nju-Jork tregojnë për njerëz të lumtur teksa shijojnë rënien e saj.