Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka vendosur zyrtarisht që krimet e ushtrisë së Mianmarit kundër pakicës etnike myslimane Rohingya në Mianmar përbëjnë gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, thanë zyrtarët amerikanë për Reuters.

Ata shtuan se Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të shpallë vendimin të hënën në Uashington, në Muzeun Përkujtimor të Holokaustit, i cili aktualisht pret një ekspozitë mbi gjendjen e rëndë të Rohingya-ve.

Reuters raporton se forcat e armatosura të Mianmarit nisën një operacion ushtarak në vitin 2017 që detyroi të paktën 730,000, kryesisht myslimanë Rohingya, të linin shtëpitë e tyre dhe të shkonin në Bangladeshin fqinj.

Mike Pompeo refuzoi të jepte gjykimin

Aty janë përballur me vrasje, përdhunime masive dhe zjarrvënie, ndërsa në vitin 2021 pushtetin në atë vend e ka marrë ushtria.

Ushtria e Mianmarit ka mohuar kryerjen e gjenocidit ndaj Rohingya-ve, shtetësia e të cilëve është ndaluar në Mianmar, duke shtuar se po kryen një hetim për terroristët e vitit 2017.

Zyrtarët dhe avokatët amerikanë po mblidhnin prova në një përpjekje për të zbuluar seriozitetin e krimeve kundër Rohingya-ve, por ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo refuzoi të merrte një vendim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re