Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për familjarët e Major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën gjatë  misionit të NATO-s në Letoni.

 

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”.

 

Në Letoni gjithashtu ka humbur jetën edhe nëtetarja Zarfie Hasanaj. Ndërkohë trupi i majorit shqiptar do të vijë të mërkurën në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re