Kontingjenti i Forcave të Armatosura Shqiptare në Afganistan është nderuar me “Medaljen e Shërbimit të Meritës” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Përfaqësuesi më i lartë ushtarak shqiptar në Afganistan, kolonel Ardian Lulaj dhe kontingjentet tona në Kabul u nderuan nga SHBA me “Medaljen e Shërbimit të Meritës”, për aftësitë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të treguar gjatë shërbimit në misionin e NATO-s, Resolute Support.

#KrenariPërFA, #NeJemiNATO”, thuhet në postimin e bërë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes, ka postuar dhe disa foto nga ceremonia ne Afganistan!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re