Në kryeqytetin e SHBA-së, Washington, fëmijët dhe familjet e tyre marshuan drejt Shtëpisë së Bardhë për fëmijët në Gaza.

Marshimi i organizuar nga organizata e shoqërisë civile “Muslimanët Amerikanë për Palestinën”, filloi në parkun “Franklin” në Washington.

Fëmijët dhe familjet e tyre marshuan deri në Shtëpinë e Bardhë me pankarta në duar me mbishkrimet “Armëpushim tani. Fëmijët në Gaza po vuajnë”, “Asnjë fëmijë nuk është terrorist”, “Kjo nënë e krishterë ka turp. E votoi Bidenin, po jo kurrë më”, “Pushtimi nga Hawaii në Palestinë është krim”.

Gjithashtu qindra persona brohoritën me sloganet “Biden t’i je gënjeshtar”, “Liri për Palestinën”, “Turp”, “Kërkojmë armëpushim tani menjëherë” dhe “Jemi këtu për fëmijët”.

Protestuesit të cilët marshuan për fëmijët në Gaza, mbajtën në duar edhe flamuj të Palestinës dhe fotografi që tregojnë shkatërrimin e Gazës.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re