Pasi Londra deklaroi se kishte zbuluar që shërbimi inteligjent ushtarak rus – GRU ishte pjesëmarrës në shumë sulme kibernetike në botë, SHBA shpalli padi kundër shtatë zyrtarëve të këtij shërbimi.

Sipas disa vendeve perëndimore, ku veçon Britania e Madhe dhe Hollanda, GRU kanë kryer sulm kibernetik në agjencinë ndërkombëtare për monitorimin e armëve kimike dhe në procesin e hetimit për rënien e avionit Malaysia Airlines mbi Ukrainën lindore në vitin 2014.

Ndërsa aktakuza amerikane lidhet me rastet e sulmeve në disa procese anti-doping.

Gjithashtu, prokurorët amerikanë thonë se rusët sulmuan kompaninë për energjinë bërthamore në Pensilvani, një organizatë ndërkombëtare e cila hetonte përdorimin e armëve kimike në Siri, si dhe në rastin e hetimit të helmimit të një spiunit Sergey Skripal.

Padia pretendon se hakerat shpesh i kanë kryer suklmet nga një distancë e madhe, pa llogaritur ato në distanca të afërta.

Është shtuar se anëtarët e GRU udhëtuan me pajisje të sofistikuara për të sulmuar nëpërmjet internetit pa tel (WiFi).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re