Në një kohë kur SHBA po redukton praninë e saj ushtarake konvencionale në Lindjen e Mesme, administrata në Uashington po punon për të krijuar një prani teknologjike më inovative dhe të avancuar në rajon.

Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) ka konfirmuar se është duke punuar për të krijuar një qendër në Arabinë Saudite për të testuar teknologjitë inovative ushtarake.

Zëdhënësi i CENTCOM-it Nënkolonel David Eastburn konfirmoi lajmin.

“Qendra e testimit Rand Sands, e cila është ende në zhvillim si koncept, përfaqëson një qasje inovative për trajnimin dhe gatishmërinë luftarake midis SHBA-së dhe partnerëve në Lindjen e Mesme”, tha Eastburn.

Ai shtoi se vizioni i kësaj qendre testimi është të “testojë një gamë të gjerë aftësish të ndryshme për ndërveprimin e SHBA-së dhe partnerëve në rajon dhe të kundërshtojë sisteme të ndryshme ajrore pa pilot”.

Siç tha ai, ky koncept është pjesë e kërkimit të CENTCOM për mënyra inovative për të vazhduar partneritetin ekzistues strategjik në rajon.

Eastburn theksoi se kjo qendër dhe ide të ngjashme për të ardhmen janë një shembull i bashkëpunimit të SHBA me partnerët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re