Turqia ka pranuar njoftim diplomatik për kalimin nga ngushticat turke në Detin e Zi të dy anijeve luftarake të SHBA-së, të cilat do të qëndrojnë në Detin e Zi deri më 4 maj.
Burimet diplomatike, lidhur me lajmet se SHBA-ja do të dërgojë dy anijet e saj luftarake në Detin e Zi, thanë se “Në përputhje me Marrëveshjen e Montrosë, ndaj palës sonë është kryer njoftimi nga kanalet diplomatike 15 ditë përpara se SHBA-ja do të kalojë në Detin e Zi dy anijet e saj luftarake”.
Po ashtu, burimet kanë theksuar se anijet do të qëndrojnë në Detin e Zi deri më 4 maj.
