Dy policëve të bardhë të cilët në vitin 2016 në SHBA, vranë shtetasin amerikan me ngjyrë Alton Sterling, nuk do t’iu shqiptohet dënim.

Në deklaratën e djeshme, kryeprokurori i Louisiana-s, Jeff Landry, pretendoi se gjatë vrasjes së Sterling, dy policët e bardhë të quajtur Blane Salamoni dhe Howie Lake kanë vepruar në një mënyrë “të arsyeshme dhe të pranueshme”.

Duke bërë të ditur se dy policët e bardhë nuk do të ndëshkohen për vrasjen e Sterling, Landry tha se ky vendim është marrë si rezultat i hetimit që ka vazhduar që nga viti 2016.

Landry deklaroi se dy policët në fjalë kanë arritur në vendin e ngjarjes pas një lajmërimi për rastin ku ishte i përfshirë Sterling ku më tej shtoi se i dyshuari kishte armë në dorë dhe policët fillimisht janë përpjekur të arrestojnë Sterling-un.

Vrasja shkaktoi protesta kundër “Dhunës policore”

Alton Sterling, u vra më 5 korrik 2016 në shtetin Louisiana të SHBA-së, nga dy policët e bardhë të quajtur Blane Salamoni dhe Howie Lake. Në raportin policor thuhej se Salamoni ka qëlluar Sterlingun me 6 plumba.

Zyrtarët policorë pohonin se Sterling kishte armë në dorë dhe se paraqiste kërcënim për policët ndërkaq familja e Sterling-ut dhe avokati i tyre deklaruan se arma nuk është përdorur kundër policëve.

Një ditë pas kësaj ngjarjeje, më 6 korrik 2016, në shtetin Minnesota u vra personi me ngjyrë Philando Castile nga policë të bardhë, shkruan aa. Një javë pas rasteve në fjalë, lëvizja “Black Lives Matter” (Jeta e zezakëve vlen) në Dallas, organizoi protesta në mbarë vendin ndërkaq në Dallas personi me ngjyrë Micah Johnson, vrau pesë policë amerikanë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re