Skip to content

SHBA: Nuk ka gjasa që Ukraina të dëbojë rusët këtë vit

“Ukraina nuk ka gjasa të jetë në gjendje të dëbojë të gjitha forcat ruse nga territori i saj këtë vit, nuk mendoj se mund të bëhet në një afat të shkurtër. Është një detyrë shumë, shumë e vështirë ushtarake.” 

 

Kjo ishte deklarata qe dha Shefi i Shtabit të Përbashkët të SHBA Mark Milley tha në një intervistë për Defense One.

 

“Bëhet fjalë për rreth 200,000 rusë që janë ende në Ukrainën e pushtuar. Nuk po them se nuk mund të bëhet. Unë them se është e vështirë,” shpjegoi ai.

 

Ai shtoi se ndërkohë Rusia “ka dështuar” nga pikëpamja strategjike dhe operacionale, “dhe tani po dështon edhe nga pikëpamja taktike”.