Ndërsa dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit  ka mbetur në udhëkryq, për shkak të sulmit terrorist në veri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar asistencën e tyre Kosovës, në lidhje me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

“Në fund, kjo çështje do t’i përkasë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Mirëpo, nëse Kosova dëshiron të konsultohet me ne, ose të tjerët, se si të çojë diçka përpara në mënyrën më të mirë, ne jemi të gatshëm ta këshillojmë”.

 

Ambasadori amerikan në Prishtinë , Hovenier,  është shprehur se pas përfundimit të hetimeve, përgjegjësit e sulmit në Banjskë do të dalin përpara drejtësisë.

 

“Do të thosha që gjëja e duhur për shërbimet tona të sigurisë dhe partnerë tjerë është që të vazhdojmë të tentojmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Ne do të vazhdojmë të tentojmë për të kuptuar çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës dhe pse. Kjo gjë merr kohë. Ka qenë një rrethanë e komplikuar dhe do të marrë kohë derisa t’i kuptojmë të gjitha specifikat”.

 

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara kanë informacione për pretendimet se Radoiçiç  i ka siguruar armët nga Tuzlla e Bosnjë – Hercegovinës, prej janarit deri në shtator të këtij viti, Hovenier ka thënë se kjo çështje po shqyrtohet me prioritet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re