Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një ligj për martesat e homoseksualëve.

 

Nënshkrimi i ligjit u zhvillua me ceremoni festive në Shtëpinë e Bardhë, ku mes të ftuarve ishin edhe personazhe të famshëm homoseksualë.

 

Ligji i ri synon ti mbroje nëse Gjykata e Lartë e SHBA anulon martesat mes të njëjtës gjini.

 

JOE BIDEN

PRESIDENTI AMERIKAN

 

Sot është një ditë e mirë, një ditë që Amerika ndërmerr një hap jetik drejt barazisë, drejt lirisë dhe drejtësisë, jo vetëm për disa, por për të gjithë, për të gjithë drejt krijimit të një kombi ku dinjiteti dhe dashuria njihen, nderohen dhe mbrohen. Ky ligj dhe dashuria që ai mbron japin një goditje kundër urrejtjes në të gjitha format e saj. Dhe kjo është arsyeja pse ky ligj ka rëndësi për çdo amerikan.

 

Ligji që mbron edhe martesat ndër-racore. Administrata e presidentit Biden ka vendosur që në fillim si prioritet të saj mbrojtjen e grupeve të diskriminuar mes tyre homoseksualët. Në kabinetin e tij presidenti Biden ka edhe anëtarë homoseksual dhe transgjinore.

 

Por pavarësisht nënshkrimit, ligji pati kundërshtime nga konservatorët. Shumica e republikanëve në Kongres nuk e votoi atë. Por megjithatë është Gjykata e Lartë ajo e cila do të thotë fjalën e saj te fundit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re