Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur padi penale ndaj 3 hakerëve nga Koreja e Veriut, për shkak të tentativës së tyre për të vjedhur 1.3 miliard dollarë dhe monedha kripto-dixhitale nga bankat dhe institucionet financiare.

Në aktakuzë Jon Chang Hyok, Kim Il dhe Park Jin Hyok përderisa kanë punuar për qeverinë e Koresë së Veriut, akuzohen se kanë vjedhur para nga banka dhe institucione tjera.

Personat në fjalë akuzohen se kanë kryer sulm kibernetik ndaj Sony Pictures në vitin 2014 dhe kanë vjedhur 81 milionë dollarë nga një bankë e Bangladeshit në vitin 2016. Ata u mbajtën përgjegjës për sulmet kibernetike “Wannacry” të vitit 2017.

Hakerët gjithashtu akuzohen edhe për sulme kibernetike ndaj bankave në Azinë Juglindore, Meksikë dhe Afrikë, ndërsa pretendohet se kanë shënjestruar edhe përdoruesit e monedhave kripto-dixhitale mes viteve 2018-2020.

Në raportin e përgatitur nga Komiteti i Sanksioneve ndaj Koresë së Veriut pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pretendohej se hakerët verikoreanë vitin e kaluar kanë vjedhur më shumë se 300 milionë dollarë monedha kripto-dixhitale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re