I dërguari i Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e konsideron shqetësues aktualitetin politik në Partinë Demokratike, duke nënvizuar se nuk i shërben progresit të vendit.

 

Diplomati i lartë i drejtohet shqiptarëve dhe anëtarëve të partisë me thirrjen që të braktisin të shkuarën dhe të vendosin në favor të demokracisë.

 

GABRIEL ESCOBARI DERGUAR I SHBA, BALLKAN“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Partinë Demokratike dhe na trishton ajo që po ndodh aktualisht brenda saj. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Shpresoj, që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që, ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon, për Shqipërinë .”

 

Zyrtari ameikan thekson se rrethanat e reja imponojnë më shumë bashkëpunim mes Evropës dhe SHBA dhe se ndikimi i aktorëve të tretë në rajon, nuk do të prekë projektin e zgjerimit të BE-së. Edhe Serbia, shprehet Escobar, nuk mund të mbijetojë pa unionin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re