Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se komentet e një ministri izraelit, i cili kërcënoi se do të konsideronte përdorimin e bombave bërthamore në Gaza, janë “tërësisht të papranueshme”.

“Ne vazhdojmë të besojmë se është e rëndësishme që të gjitha palët e këtij konflikti të përmbahen nga retorika e urrejtjes”, tha Vedant Patel, zv/zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, në një konferencë për media.

Dje, ministri i Trashëgimisë Kulturore i Izraelit, Amichai Eliyahu, një ministër nga radhët e partisë së ekstremit të djathtë ‘Otzma Yehudit’, në një intervistë tha se hedhja e një “bombe bërthamore” në Rripin e Gazës është “një opsion”.

Megjithatë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u distancua nga kjo deklaratë dhe sipas raportimeve të mediave, pezulloi ministrin Eliyahu nga mbledhja e kabinetit deri në një njoftim tjetër.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re