Qeveria amerikane është shprehur se është e kënaqur që presidenti i qeverisë rajonale kurde të Irakut, Mesud Barzani, ka deklaruar se nuk do të garojë më për një mandat tjetër, shkruan (aa) transmeton .
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në një deklaratë me shkrim në lidhje me çështjen ka theksuar se, “SHBA përgëzon vendimin e Mesud Barzanit për të mos garuar edhe për një mandat tjetër për kryesinë e qeverisë rajonale kurde të Irakut dhe për dorëzimin e kompetencave të tij parlamentit dhe qeverisë rajonale kurde të Irakut”.
“SHBA, mesazh se është e gatshme për periudhën e re”
Në deklaratën e saj, Nauert është shprehur ndër të tjera se “SHBA po pret me padurim për të kaluar në kontakt në mënyrë aktive me kryeministrin e qeverisë rajonale kurde të Irakut, Neçirvan Barzani dhe me zv.kryeministrin, Kubat Talabani. Një qeveri rajonale kurde e fortë e Irakut, një Irak i bashkuar dhe federal është domosdoshmëri për stabilitet afatgjatë dhe për të mposhtur DEASH-in”.
Pasi u ka bërë thirrje të gjitha partive politike në qeverinë rajonale kurde të Irakut që të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve, Nauert ka vënë në dukje se kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, ka hedhur hapa të rëndësishëm në “luftën kundër DEASH-it” dhe “fillimin e dialogut me qeverinë rajonale kurde të Irakut”. Duke bërë thirrje për bashkëpunim mes Bagdadit dhe Erbilit, Nauert ka vënë në dukje se presin që të gjitha konfliktet të përfundojnë.
Mesud Barzani, i moshës 71-vjeçare, i cili ka kryer detyrën e kreut të qeverisë rajonale kurde të Irakut për afërisht 12 vite, për shkak të ngjarjeve të përjetuara pas vendimit për referendumin e paligjshëm, ai mbeti i detyruar të linte detyrën e tij më 29 tetor. Pas referendumit të 25 shtatorit i cili u kundërshtua kryesisht nga vendet fqinje dhe opinioni botëror, por edhe brenda qeverisë rajonale kurde të Irakut, Barzani kishte deklaruar se që nga 1 nëntori nuk do të vazhdonte më detyrën e tij. Kuvendi i qeverisë rajonale kurde të Irakut miratoi me shumicë votash vendimin që Barzani kompetencat e tij t’ia “dorëzonte këshillit të qeverisë dhe kuvendit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re