Ambasada amerikane  në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale, ka përkujtuar rënien e komunizmit 32 vite më parë.

 

Me anë të një mesazhi, drejtuar të rinjve të sotëm, se ata po vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar, ndërsa hidhet hapi tjetër i rrugëtimit demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 

“Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar, ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan ambasada e SHBA-së.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png