Diplomati më i lartë i SHBA-ve për Afrikën do të shkojë në Sudan pavarësisht trazirave atje, thotë departamenti i shtetit.

Tibor Nagy, ndihmës sekretari amerikan për Afrikën, do të kërkojë ndërprerje të sulmeve kundër civilëve.

Qytetarët sudanez kanë organizuar protesta mbarëkombëtare të cilat filluan të dielën, për të ushtruar presion mbi qeverinë ushtarake në pushtet, dhe për t’i hapur rrugë një qeverisjeje civile.

Katër persona u vranë në ditën e parë të protestës pasi forcat e sigurisë qëlluan gaz lotsjellës dhe municion. Më pas, numri i viktimave u rrit duke shkuar në qindra.

Fundi i qeverisjes 30 vjeçare të Omar Al Bashir nuk ishte i lehtë. Ndonëse ushtria ndihmoi qytetarët të rrëzonin autokratin e korruptuar, ajo vet nuk po pranon të kaloj pushtetin te një qeveri teknokrate, siç ishte menduar në fillim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re